Partia Demokratike e Kosovës ka themeluar edhe një nëndegë ku jeton mërgata shqiptare në Gjermani.
Në vazhdën e aktiviteteve për të zgjeruar aktivitetin politik në mërgatë kudo ku jetojnë shqiptarët, nënkryetari Enver Hoxhaj ka njoftuar se kanë hapur nëndegën në Kiel të Gjermanisë, shkruan Gazeta Papirus.
Kryetar i kësaj nëndege Ndue Gjini, në fjalimin e tij ceki se nuk është e lehtë që të jetosh larg atdheut.
”Të jetosh larg atdheut, larg tokës së bekuar të atdheut tonë Kosovës, është sikur të jetosh një natë në errësirë, e cila për ne shqipëtarët ka zgjatur tash e qindra vite, dhe po vazhdon të zgjatet.”
Ai gjithashtu theksoi kontributin e mërgates edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë.
”Këtë gjë na tregon më së miri koha e luftës çlirimtare, kur mijëra djem e vajza nga diaspora ju bashkuan UÇK-së, e shumë nga ta dhanë gjakun e tyre për historin e re të Kosovës.”
Si përfundim Gjini falënderoi për besimin e dhënë, për udhëheqjen e nëndegës së PDK-së në Kiel. /GazetaPapirus