Duket se një tjetër ndarje e befasishme ka ndodhur në estradën shqiptare.
Në po të njëjtën ditë që u konfirmua ndarja e reperit Getinjo nga modelja Vivien Thano, duket se ka një çift tjetër që gjithashtu kanë ndarë rrugët.
Bëhet fjalë për këngëtaren Leonora Poloska, e cila mesa duket ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti i saj, muzikanti i njohur Andin Randobrava.
.Burimet e emisionit Prive kanë raportuar se kriza mes çiftit ka nisur që para vitit të ri dhe se këngëtarja shkupjane është zhvendosur tashmë në një shtet tjetër.
Ajo bashkë me vajzën duket se është larguar për në Islandë, atje ku jetojnë edhe një pjesë e mirë e familjarëve të saj.
Ndonëse nuk mund të thuhet ende nëse bëhet fjalë për një ndarje definitive apo për një krizë e cila mund të kalojë, mirëpo është e qartë se raportet mes tyre nuk janë në stadin më të mirë të mundshëm.
Kjo pasi edhe në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit “Do të shkrihesh” ka larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta që kishte me Andinin.