Policia ka bërë të ditur dy personave u janë sekuestruar dy armë zjarri në Prishtinë, pesë karikatorë dhe 271 fishekë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ndaj dy personave, janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë, pas raportimit të një rasti kanosje (me 29.04.2023), dy personave u janë sekuestruar: dy armë zjarri pesë karikatorë dhe 271 fishekë. Ndaj dy personave, janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.