Disa herë u mor vendim por u zbatua pak e hiç.
Që nga 30 prilli edhe zyrtarisht çdo e diel në krejt Vushtrrinë do të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset private.
Vendimin për këtë e mori asambleja komunale që nxori rregulloren sipas kryetarit të Komunës me kërkesë të të punësuarve në sektorin jopublik.
Përjashtim nga mbyllja në ditën e 7-të të javës bëjnë gastronomia, si dhe furrat që mund të punojnë deri në mesditë.
Orarin e ri, po e mirëpresin edhe kompanitë private që thonë se i njëjti siguron barazi mes tyre. Vushtrriasit ishin të ndarë në mendime sa i përket vendimit të Asamblesë.
Urdhërmarrësit, apelojnë që kështu të veprojnë edhe tjerat komuna e Qeveria, derisa pjesë e rregullores është edhe orari i punës deri në ora 22 gjatë verës e 21 gjatë dimrit.