Trepça ka kaluar në finale pasi pas pesë ndeshjes eliminoi Prishtinën me rezultat të përgjithshëm, 3-2.
Pas këtij triumfi, në seritë finale, “xehtarët” do të përballën me Pejën.
I pari i qytetit të Mitrovicës, Bedri Hamza ka reaguar pas triumfit ndaj Prishtinës.
“Shihemi në finale”, ka shkruar Hamza në rrjetet sociale.