Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kjo pas arrestimit të dy mjekëve në Gjilan si të dyshuar për korrupsion.
Zemaj ka thëën se fjalën e fundit për këtë rast do ta ketë “gjykatësi Kurti”.
POSTIMI:
Në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe shqetësimet tona për degradimin e plotë të strukturës organizative nga qeveria Kurti dhe ministrat e tij të shëndetësisë me ndërhyrjet dhe vendosjen e militantëve politik në QKUK dhe në spitalet rajonale.
Ndërkaq, tani ka vluar edhe korrupsioni e nepotizmi, krejt kjo në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës.
Sigurisht e fatkeqësisht, si zakonisht, tani dalin i sulmojnë hetuesit dhe prokurorët duke iu dalur kështu në mbrojtje shkelësve të ligjit.
Kryeministri, prokurori dhe gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit. Verdikti dihet; shkelësit e ligjit – të VV-së, nuk duhet të hetohen, aq më pak të denohen.