Luizi është surprizuar mbrëmjen e sotme nga nëna e tij, Anxhelina.
Nënë e bir u përqafuan dhe u puthën mes lotësh.
E ëma i kërkoi që javën e mbetur të bëjë vetëm humor dhe të nxjerrë në pah anën e tij të mirë e zemrën e bardhë.
“Edhe me Efin?”, e pyeti Luizi. “Efin e kam zemër”, u përgjigj zonja Anxhelina.
Ajo përshëndeti dhe falenderoi të gjithë shqiptarët për mbështetjen që kanë treguar ndaj të birit.