Real Madrid pritet ta fitojë garën e madhe për mesfushorin e talentuar të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Anglezi është i lidhur me largimin nga skuadra gjermane në afatin kalimtar veror, pavarësisht që ka edhe dy vite të mbetura në kontratë.
Liverpool ishte favorit deri vonë për Bellingham, por pastaj u tërhoq nga gara shkaku që nuk dëshironte të investonte mbi 100 milionë euro për vetëm një futbollist.
Tani, siç raporton “AS”, Bellingham ka zgjedhur Real Madridin si destinacioni i radhës pavarësisht interesimit së Manchester Cityt.
19-vjeçari është i gatshëm ta shtyej edhe për disa vite rikthimin në shtëpi, duke bërë një karrierë më të madhe në La Liga.
Real Madrid gjithashtu është optimist se mund të negociojë me Dortmundin për një marrëveshje rreth 120 milionë euro, edhe pse thuhet se skuadra gjermane e vlerëson më shumë lojtarin.
Klubi madrilen synon ta kompletojë marrëveshjen në verë dhe të mos pres edhe për 12 muaj të tjerë, pasi gjigantët e tjerë evropiane mund t’i bashkangjitën garës.
Interesim për Bellingham në muajt e kaluar kishin shprehur edhe Chelsea me PSG-në, mirëpo vetë lojtari i kishte refuzuar të dy klubet.