Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shkuar sot tek Kroi i Vitakut në Mitrovicë.
Nga atje ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, e cila thuhet të jetë shkrepur “pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës”.
Ai tregon se si në mars të 1999-ës urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por thotë se do ta ndërtojë atë.
Postimi i tij i plotë:
Në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës.
Në Mars 99, urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por trollin s’mund ta marrin me vete. Shtëpinë sërish do ta ndërtojmë! /Gazeta Papirus/