Pesë persona janë rrahur mes vete në fshatin Lebushë të Deçanit, pas një mosmarrëveshje.
Sipas njoftimit të Policisë personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa tre tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Fsh. Lebushë, Deçan 28.04.2023-03:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete 5 (pesë) persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet ne raport.