Policia e Kosovës ka raportuar se një person në Prizren ka lajmrëuar policinë pasi në shtëpinë e tij është kryer një vjedhje.
Viktima ka deklaruar se disa persona të panjohur kanë dëpërtuar në shtëpinë e tij përmes dritares, dhe aty i kanë vjedhur një pushkë gjuetie që e kishte me leje, transmeton Gazeta Papirus.
Në raportin e policisë 24 orësh, thuhet se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore./Gazeta Papirus/