Ish-senatori zviceran Dick Marty është deklaruar për mediat zvicerane sërish rreth komplotit për eliminimin e tij nga shërbimet e fshehta serbe në mënyrë që faji të bartej te shqiptarët, e krejt kjo në kontekstin e arrestimit të ish-Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, gjykatë kjo e themeluar si pasojë e raportit famëkeq të Dick Marty-it në Këshillin e Evropës. Marty ka kritikuar organet zvicerane për vonesës në marrjen e tij në mbrojtje.
“Qëllimi i kriminelëve ishte të fajësohej ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për vrasjen e tij. Marty vlerëson se ata ishin njerëz në kontakt me shërbimet sekrete serbe. Sepse Serbia frikësohej se Thaçi nuk do të mund të sillej para drejtësisë”, shkruan media zviverane Blick.
“Nëse Zvicra zyrtare do të kishte intervenuar menjëherë me Qeverinë e Serbisë dhe t’u kishte treguar rreth këtyre planeve, plani do të kishte kolapsuar”, ka thënë Marty për median zvicerane. “Por, qartazi ata nuk deshën të pengojnë marrëdhëniet diplomatke. Nuk e di pse”. Marty mes tjerash, beson se autoritetet atje “nuk po e thonë të vërtetën”.
Në kontakt me autoritetet serbe
Siç shkruan “Blick” me kërkesën e agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, BA-ja zviceane pa adresuar akuzat rreth reagimit të vonshëm ka thënë: “Autoritetet përgjegjëse zvicerane janë në kontakt me autoritetet serbe në disa nivele”.
Ka pasur shkëmbime dhe takime ndërmjet policisë kriminale federale të Fedpol dhe autoriteteve policore serbe, u tha këtë të premte. Kjo masë është “pjesë e grupit të masave që janë hartuar”, ku shkëmbimi mes Fedpol-it dhe autoriteteve policore serbe është bërë në konsultim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme Zvicerane.