Anxhela Peristeri dhe G Bani kanë paralajmëruar rikthimin e një super projekti.
Kënga ‘Të dua’ shumë vite më parë ka bërë namin dhe ndjekësit mezi po presin versionin e ri.
Edhe sot mjafton një tingull për të kujtuar të gjithë tekstin e këngës.
‘Të dua’ vjen në një bashkëpunim me Anxhela Peristerin dhe G Banin.
Anxhela Peristeri ka ndarë me ndjekësit copëza nga kënga.
Rrjeti ka shpërthyer në komente pozitive ku mezi po presin publikimin përfundimtar.