Partia Demokratike e Kosovës me programin Rimëkëmbje me të cilin po synon të qeverisë me vendin, pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit, po sjellë frymë pozitive dhe po gjen mbështetje tek qytetarët në çdo cep të Kosovës.
Një mobilizim i jashtëzakonshëm u pa edhe sonte në Klinë të Poshtme të Komunës së Skenderajt.
Është kryetari i degës së PDK-së, Sami Lushtaku, ai që sjellë përkrahjen që i dhanë banorët e kësaj pjese partisë dhe kandidatëve të PDK-së për deputet.
“I jashtëzakonshëm është entuziazmi e mobilizimi në Klinë të Poshtme. Këta burra të fjalës e të besës, janë bashkuar në mbështetje të PDK-së dhe kandidatëve tanë. Fitorja jonë në këto zgjedhje është e pashamngshme”, ka shkruar Lushtaku./IndeksonlineMund t’ju interesojnë