Futbollisten e Kombëtares U16 të Kosovës, Riga Kallabën, nuk e kanë penguar mijëra kilometrat nga Chicago për t’i kënduar këngë komandantit legjendar, Adem Jasharit.
Ajo gjatë rrugës për në stërvitje në veturë këndonte këngën “Mora Fjalë” që i kushtohet Adem Jasharit, përcjellë Gazeta Papirus
Ndërkaq, pamjet i ka publikuar babai i saj në llogarinë e tij në “Facebook”.
Për këtë veprim të Kallabas ka reaguar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Mirëmëngjesi me këtë këngë nga lojtarja jonë e re nga Chicago, Riga Kallaba. Të lumtë Riga për atdhedashurinë, talentin e jashtëzakonshëm në futboll dhe zërin e ëmbël”, ka shkruar Ademi.