Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, derisa ka mbajtur një takim me qindra të rinj nga Malisheva, ka dhënë mesazhe të forta dhe porosi të qarta se kush duhet te vonohet në këto zgjedhje.Sot nga Malisheva, qindra të rinj aderuan në Partinë Demokratike të Kosovë, e kjo u bë e ditur përmes një tubimi në këtë qytet ku prezent ishte edhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj.
Hoxhaj, para të rinjve porositi që të mos votohen ata që nuk mund ta kalojnë as pragun, e madje të mos votohen as ata që s’mund ta mbajnë qeverinë as për 50 ditë.
“Mos hidhni votë për ata që s’mund ta kalojnë pragun, e as për ata që i fitojnë do vota po s’mund të rrijnë as 50 ditë në pushtet”, ka thënë Hoxhaj.
Derisa ka shpalosur planin e rimëkëmbjes në fushën e ekonomisë, drejtësise e të shëndetësisë, Hoxhaj ka thënë se fitorja e PDK-së tashmë ka nisur në Malishevë, para përkrahjes së madhe që mori sot nga qindra të pranishëm.