Kryediplomati i Serbisë, Ivica Daçiq ka marrë fjalën për herë të dytë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku ka hedhur akuza ndaj kryediplomates shqiptare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Ajo ka thënë se fjalimi i Gërvalles tregon se ka ekstremizëm në anën e Kosovës dhe se duan vazhdimësi të konfliktit
“Nuk e di pse kemi probleme gjuhësore, kurrë nuk kemi pasur probleme të tjera më herët, e di kur z. Thaçi dhe të tjerët kanë folur në gjuhën shqipe dhe nuk besoj se ka pasur ndonjë qëllim të keq këtu. Në anën tjetër dëgjuam se qartë zonja Gërvalla tha më duhet të them se kemi mundur të dëgjojmë, pra dëgjuam, nga dora e parë se si duket dialogu mes Kosovës dhe Serbisë se sa ekstremizëm kemi, se duan vazhdimësi të konfliktit dhe mund të vërehej kur u përmend ADN-ja politike e Serbisë se si fjalimet e saj ajo na akuzoi për segregacion, pra për ndasi. Ju lutem mos më mbani ligjërata sa i përket historisë së Kosovës, siç edhe e përmenda unë më herët, është e qartë se ata nuk janë të interesuar për dialog dhe po i citoj fjalët e saja që nga viti 1998, popullata shqiptare ka menduar gabimisht kur ka menduar se SHBA-ja do t’i sjellë liri atyre, prandaj ne duhet të kemi parasysh se zgjidhja për shqiptarët qëndron vetëm me luftë, qysh para sulmeve, agresionit të NATO-s në vitin 1999.”, tha Daçiq.
Daçiq ia ka përmendur gjithashtu babain Donika Gërvallës, duke thënë se Gërvalla ka akuzuar anëtarë të partive të Kosovës për bashkëpunim me Serbinë.
“Kur është fjala për atin tuaj, të cilin nuk e përmendet sot, nëse flasim për babain tuaj, unë dua të them kurrësesi Serbia nuk ka të bëjë me çështjet federale të sigurisë të viteve 1988 sepse shërbimet federale të sigurisë i kanë pasur në dorë Sllovenia, Kroacia dhe të tjerë dhe zonja Gërvalla akuzoi disa anëtarë të partive të Kosovës për bashkëpunim me Serbinë sa i përket arsyeve se pse babai juaj kishte pasur pozitë politike vetëm t’iu përkujtoj se në vitin 1982, shumë para Millosheviqit, Daçiqit dhe Vuçiqit, ai sikurse edhe separatistë të tjerë shqiptarë, avokonte për Kosovë të pavarur qysh nga viti 1982, për çfarë po flasim këtu? Pra qëllimi ka qenë i kahmotshëm për një Kosovë të pavarur dhe prandaj qoftë përmes ndërhyrjes amerikane, qoftë përmes konfliktit të armatosur pra të arrihet synimi, synimi ka qenë të arrihet kjo.”, tha ajo.
Gjithashtu, Daçiq i ka thënë se Gërvalla ka ndihmuar në akuzimin e ish-krerëve të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime të luftës.
“Pra duart tuaja janë të përgjakura. Në vitin 2017 keni thënë se sa i përket krimeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ndaj anëtarëve të partive politike tuajat, vetëm ju rikujtoj se unë kam nënshkruar para 10 vitesh më z. Thaçi dhe ku është ai tani? Pse unë nuk jam akuzuar, apo presidenti Vuçiq? Dhe të jemi akuzuar përgjegjës për diçka, ndërkohë që ju keni ndihmuar të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime, sepse me dëshmitë që keni mbledhur nga familjarët e viktimave, juve ju kanë dalë në ndihmë familjet e viktimave nga krimet e kryera nga Thaçi dhe Veseli.”, tha Daçiq.