Gjestet e njerëzve të mirë në Skenderaj nuk kanë të ndalur.
Pasi javë më parë dy nxënës gjeten një kuletë me para, e të cilën e dorëzuan në polici edhe dje ndodhi një rast i ngjashëm.
Taksisti Sefedin Hasanaj nga Skenderaj ka gjetur një telefon, vlera e të cilit është e madhe dhe të njëjtin e ka dorëzuar menjëherë në Stacionin Policor në Skenderaj.
Telefoni sipas taksistit është gjetur në rrugën “Ilaz Kodra”, afër Stacionit të Autobusëve.
Ai shpreson që do të gjendet pronari i tij.
Veprimet e tilla janë për tu përshëndetur dhe verësuar lartë./Drenica.Live/