Nga MPB bëjnë të ditur se kanë parashtruar kallëzim penale ndaj 39-vjeçarit Sh.B. nga Haraçina e Shkupit pasi i njëjti ka tentuar marrjen e kredisë me të dhëna personale të vëllait të tij.
Nga MPB shtojnë se padia është parashtruar për shkelje të nenit 249 nga Kodi Penal.
“Më datë 09.12.2022, kërkuesi ka përdorur letërnjoftimin e vëllait të tij dhe ka tentuar të mashtrojë një punonjës të një shoqërie financiare dhe në këtë mënyrë të marrë kredi në emër të tij. Personi ka dështuar në qëllimin e tij dhe pasi janë marrë masa, ndaj tij është bërë kallëzim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.