Skender Krasniqi është i dyshuari i vrasjes së Albert Krasniqit, djalit të tij.Tashmë ai është arrestuar, ndërsa motivet e tragjedisë mbeten akoma të panjohura.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari pas këtij veprimi, ka thirrur Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe u ka thënë atyre se “ejani se e vrava djalin”.
Në profilet e tyre në rrjetet sociale ata kanë disa fotografi bashkë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Teksa raportohet se pas aktit i dyshuari e ka njoftuar vetë policinë.