Ky është postimi që bëri para 7 orëve Albert Krasniqi
Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij. Tashmë i arrestuar si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Ndërsa, para 7 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”.
Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndësa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.
Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.
Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si afarisë të njohur në vend.
Sapo Ndodhi: