“Pardon my french” sot në Top Albania Radio me Jonida Alickollin dhe Elona Duron, ishte në formatin post-Big Brother, me disa prej banorëve që janë eleminuar gjatë këtyre muajve të reality show-t, teksa u analizua loja e bërë në program, strategjitë e konkurentëve dhe gjithcka tjetër, teksa na ndajnë edhe pak ditë nga finalja e madhe.
Emisionit radiofonik ju bashkua në një lidhje telefonike edhe Kejvina Kthella, ish-banore e formatit, e cila sic mund ta dini, u eleminua pasi goditi me shuplakë Luiz Ejllin, gjë që ishte tërësisht jashtë rregullores, ndërsa që nga ajo kohë modelja ka kërkuar ndjesë publike, ndaj këngëtarit dhe fansave të programit.
Për “Pardon My French”, Kejvina zbuloi se momentalisht ndodhet pranë familjes së saj në Itali, ndërsa për eksperiencën e saj në “BBVIP” u shpreh:
“Ishte një “Big Brother” shumë intensiv, plot surpriza, plot gjëra të bukura po ashtu dhe jo shumë të bukura. Big Brother-i im nuk ka zgjatur shumë por për aq sa ka zgjatur ka qenë okej dhe presim tani finalen.”
Po ashtu, Kejvina duket se është dakord e mendimin se po të mos ishte penalizuar nga ajo që ndodhi me Luizin, sot do ishte të paktën pretendente për finale, ndërsa po ashtu rrëfeu se si e ka ndryshuar edhe në jetën jashtë shtëpisë, episodi që i ndodhi:
“Ashtu mendoj edhe unë (që do ishte në finale). Më vjen shumë keq dhe shumë herë e mendoj se si ndodhi ai moment. Nuk e di thjesht nuk e mbaj mend atë moment. Tani duke qenë se e dimë situatën time, është folur dhe rifolur në fakt edhe pse me të gjithë atë situatën e pakëndshme që ndodhi mund të them që më ka ndihmuar mua në jetën time në marrëdhënie me njerëzit, me situatat dhe gjërat le të themi. Ka bërë një kthesë goxha si me dashje si padashje “Big Brother”-i në jetën time.”
Ndërkohë pyetjes “kush i mungon më shumë nga shtëpia?” Kejvina ju përgjigj pa hezitim:
“Në fakt më mungojnë të gjithë ata që kanë dalë jashtë. Unë kam kaluar mirë me të gjithë, 2-3 banorë i kam takuar, kam kontakte me to. Por më mungon Olta Gixhari dhe Luizi më shumë.”
Nga ana tjetër, edhe pse nuk ka qenë e pranishme ne Prime-t apo në intervista, modelja tha se do jetë në finalen e madhe:
“Patjetër, si mund të bëhet një ‘after party’ dhe mos të jem unë aty? Do jem dhe në finale, po përgatitemi për natën e madhe.”