Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi, ka folur të mërkurën për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që u mbajtën të dielën në katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas tij, këto zgjedhje ishin legale dhe njëkohësisht demokratike të mbajtura bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, ndonëse pati një bojkotim të madh nga ana e serbëve për këtë proces.
Ndër të tjera, Kurteshi shprehet se Kosova ka pasur përkrahje nga ndërkombëtarët për organizimin e zgjedhjeve lokale.
Por, Serbia e ka humbur “kartën” para faktorëve ndërkombëtarë për veprimet e fundit në zgjedhje, shprehet ai.
“Mendoj që gjitha institucionet ndërkombëtare, miqësore apo jo shumë, e kanë edhe intimisht dhe publikisht, i kanë dënuar dënimet e Serbisë, sepse është ndërhyrje në sovranitetin e një vendi, sidomos në sovranitetin që garanton të drejtën demokratike, për këtë janë të ndjeshme shtetet demokratike”, tha ai në RTV Dukagjini.