Katër zyrtarët policor nga Deçani, Granit Shehaj, Jeton Jahmurataj, Tahir Mazrekaj dhe Hazir Tahiraj u suspenduan nga puna për shkak të një fotografie të shkrepur në Veri të Kosovës dhe e shpërndarë nga një portal lokal i Mitrovicës.
Fotografi kjo e cila u shkrep në ditën e Fitër Bajramit, portali lokal “Mitrovica Sot” kishte për qëllim që të nderonte policët që po punonin në ditë feste.
“Ne po festojmë, këta po na ruajnë Kosovën.” – ishte përshkrimi mbi fotografinë të shpërndarë nga portali lokal i Mitrovicës, por pas kësaj fotografi u shpërnda edhe në media tjera dhe faqe të ndryshme të Facebook-ut.
Gazeta Online Reporteri.net ka njoftuar se kjo fotografi e shpërndarë u kushtoj me suspendim për tri ditë nga puna katër zyrtarëve policor.
Nga ky portal tutje kanë bërë të ditur se policëve vendimi iu kumtua të nesërmen, më 22 prill 2023, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë. Suspendimi i policëve u nënshkrua nga drejtori rajonal Shaban Shala. Por, pas tre ditësh, më 25 prill 2023 masa ndaj tyre u hoq, duke u përfunduar suspendimi i tyre.
Reporteri.net i është drejtuat zëdhënësi të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova për të marrë një konfirmim, por i njëjti nuk ka dhënë detaje.
“Nuk mund të japim informacione, pa njoftimin e Inspektoratit Policor.” – thuhet në përgjigjen e Rugovës.
Nga ana tjetër Gazeta Reporteri.net ka kërkuar një përgjigje edhe nga Inspektoriati Policor.
Por, IPK-ja e ka thënë të kundërtën, se “nuk ka trajtuar ndonjë rast të tillë”. “Andaj ju lutem përcilleni kërkesën tuaj te Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës njoftuan se e kanë proceduar kërkesën e gazetës për informata më tutje dhe deklaruan se posa të kenë përgjigje do ta përcjellin për publikim.
Në vitin 2020 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës përmes një vendimi ua kishte ndaluar pjesëtarëve të saj të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale. Por, paradoksi i rastit të 4 policëve nga rajoni i Pejës që po patrullonin në Veri është se fotografia e tyre është shkrepur dhe shpërndarë nga mediat online. Fotografia nuk paraqet asnjë pamje denigruese apo sjellje të pahijshme të këtyre policëve në detyrë. Përkundrazi ata lëvdohen për punë e tyre. Dhe për këtë ata janë suspenduar të nesërmen në puna.