GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

UP-ja: Fakulteti i Mjekësisë funksionon në kundërshtim me një vendim të Këshillit Drejtues

26/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
UP-së propozohet t’i hiqet emri “Hasan Prishtina”
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti i Prishtinës ka thënë të mërkurën se tash e një kohë të gjatë është evident problemi i shpërputhjes së madhe ndërmjet numrit të orëve të ligjëratave dhe atyre të ushtrimeve në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga UP-ja, u tha se për pasojë, gjendja e tillë ka sjellë Fakultetin e Mjekësisë në situatën që aktualisht, fakulteti funksionon në kundërshtim me vendimin në fuqi të Këshillit Drejtues të UP-së për numrin maksimal të studentëve për grup ligjëratash, transmeton Gazeta Papirus.

Po ashtu, është e bërë e ditur se i njëjti fakultet “ka më tepër se 30 asistentë mësimorë me titull shkencor të Doktorit të shkencës të arritur deri edhe para më tepër se një dekade, të cilët plotësojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje në thirrjen profesor asistent, por të cilëve u është pamundësuar një gjë e tillë për shkak të mosplotësimit të normës javore të mësimit brenda vitit akademik”./Gazeta Papirus/

Komunikata e plotë:

Tani një kohë të gjatë është evident problemi i shpërputhjes së madhe ndërmjet numrit të orëve të ligjëratave dhe atyre të ushtrimeve në Fakultetin e Mjekësisë. Për pasojë, gjendja e tillë ka sjellë Fakultetin e Mjekësisë në situatën që:

(1) Aktualisht Fakulteti funksionon në kundërshtim me vendimin në fuqi të Këshillit Drejtues të UP-së për numrin maksimal të studentëve për grup ligjëratash,

(2) Ka më tepër se 30 asistentë mësimorë me titull shkencor të Doktorit të shkencës të arritur deri edhe para më tepër se një dekade, të cilët plotësojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje në thirrjen Profesor asistent, por të cilëve u është pamundësuar një gjë e tillë për shkak të mosplotësimit të normës javore të mësimit brenda vitit akademik.

Propozimet për ndryshimin e përcaktimit të normës javore të mësimit brenda vitit akademik, si kriter për shpalljen e konkursit për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në thirrjen akademike Profesor asistent janë përpjekje e menaxhmentit aktual të UP-së për të adresuar zgjidhjen e problemit të mësipërm në Fakultetin e Mjekësisë. Propozimet janë bërë pas konsultave gjithëpërfshirëse me menaxhmentin e Fakultetit të Mjekësisë, asistentët aktualë mësimorë të përfshirë, dhe Këshillin Drejtues të UP-së.

Opsioni i sforcimit të vendimit aktual të Këshillit Drejtues do ta përballte Fakultetin e Mjekësisë me sfida të pakapërcyeshme infrastrukturore për shkak të rritjes së madhe të numrit të grupeve mësimore, që për pasojë do të kishte rritjen e menjëhershme për numër të objekteve mësimore dhe rritjen e menjëhershme të orëve të ligjëratave, mbulimi i të cilave do të ishte i papërballueshëm për buxhetin e Universitetit të Prishtinës. Kështu, është vlerësuar se opsioni i propozuar për ndryshimin e përcaktimit të normës javore është një prej opsioneve që do të mund të adresonte zgjidhjen e problemit në mënyrën ekonomikisht më të favorshme për UP-në dhe është i përballueshëm për buxhetin e UP-së. Norma javore me orë mësimore në total për profesor asistentët e ri do të rritej në 10 orë në javë (2 orë ligjërata dhe 8 orë ushtrime) nga 6 orë, sa është aktualisht. Praktika e tillë do të zvogëlonte nevojat për pozita të reja të asistentëve, do të ekonomizonte dhe motivonte stafin ekzistues akademik, si dhe do të mundësonte dhe lehtësonte akreditimin e më tepër programeve të reja mësimore.

Opsion tjetër në shqyrtim është anulimi i tërësishëm i ndryshimit ndërmjet orëve të ligjëratave dhe atyre të ushtrimeve në Fakultetin e Mjekësisë, duke pasur parasysh fushën e tyre specifike të studimit me mësim klinik, pastaj sforcimi i vendimit aktual të Këshillit Drejtues për kufizimin e numrit maksimal të studentëve për grup ligjëratash, përkundër kundërshtimit këmbëngulës të tij nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, e deri te opsioni i mbajtjes së status quo-s, duke mos e adresuar fare problemin nga niveli i menaxhmentit të UP-së. Kemi vlerësuar se opsioni i fundit, pra i mbajtjes së status quo-s është më i pafavorshmi për imazhin publik të Universitetit të Prishtinës, për nevojat e tij, për menaxhimin dhe motivimin e stafit të tij të brendshëm akademik, si dhe gjetjen e zgjidhjes që është ekonomikisht efektive. Sigurisht, cilido opsion që miratohet, mbetet subjekt i zbatimit rigoroz të kritereve që lidhen me kërkesat cilësore dhe meritat e kandidatëve për thirrjet akademike statutare.

Në kushtet e reja të krijuara me interesimin e shtuar publik mbi problematikën e mësipërme, jemi të gatshëm për shqyrtim të mëtejmë të problematikës së diskutuar më sipër mbi bazën e këshillimit me njësinë përkatëse akademike. Në këtë kontekst, kemi kërkuar nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë që të ofrojë një propozim konkret si qasje për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

Tags: Universiteti i Prishtinës
ShareTweetShare
Previous Post

Bislimi udhëton për në Suedi

Next Post

Osmani në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut: Synimi i radhës i Kosovës anëtarësimi në BE dhe NATO

Next Post
Osmani mban fjalim para deputetëve të kuvendit maqedonas

Osmani në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut: Synimi i radhës i Kosovës anëtarësimi në BE dhe NATO

Lajmet e fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

21/05/2025
Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

21/05/2025
Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

21/05/2025
Arratisja e Enver Sekiraqës, dështim i sistemit gjyqësor

“Na latë pa SHTET, pa institucione – Jo shoqnia s`po klith – Kush so me neve o me Serbi”, Gorani e Mirena për pasojat e politikës së Kurtit

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.