Këngëtari shqiptar, Labinot Rexha ka publikuar një fotografi të një serbi duke pretenduar se i njëjti së bashku me disa persona të tjerë, kreu krime lufte në zonën e Rahovecit.
Rexha ka thënë se i njëjti e kishte burgosur babain e tij, torturuar në burg ku si pasojë e kësaj edhe i kishte ardhur edhe vdekja.
Ky njeri me emrin ?????? ????????? i cili edhe operonte në Rahovec si polic së bashku me ????? ????????? (???????) në atë kohë ishin iniciatorët e gjithë asaj skene të tmerrshme të cilën e pash me sy të një fëmiu adoleshent. Babain tim e burgosën dhe më pas e keqtrajtuan, e rrahën dhe e torturuan në mënyrën më mizore, ku pas luftës për shkak të gjithë kësaj babai im u sëmurë dhe nuk mundi ti mbijetojë sëmundjes e cila ju krijoji nga kjo ngjarje dhe vdiq.”, shkroi ai.
Tutje, Rexha ka thënë se është i gatshëm të dëshmoj para çdo gjykate për krimin që e ka parë me sytë e tij dhe krimet që ata kryen në Kosovë, madje edhe asaj të Hagës.
“Të nderuar gazetar, media, portale dhe të gjithë ju që jeni të gatshëm të më përkrahni, unë jam i gatshëm që të dëshmoj para cilës do gjykate në Kosovë dhe jashtë saj dhe se kam prova të cilat dëshmojnë se ky njeri ka kryer krime lufte në Kosovë jo vetëm mbi babain tim por dhe shumë njerëz tjerë. Derisa luftëtarët tanë po gjykohen në Hagë, me pretendime të shpifura ky njeri vazhdon të jetë i lirë, unë jam i gatshëm të dëshmojë edhe para tribunalit të Hagës për këtë kriminel dhe se ky njeri duhet të gjykohet për krime lufte dhe jo luftëtarët e UÇK-së.”, ka shkruar ai.
Rexha ka thënë se përmes këtij shkrimi dëshiron të tregon se kush është krimineli dhe kush viktima.