Kupa e Shqipërisë i rikthehet sot aksionit me dy përballje tejet interesante, të vlefshme këto për ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale të turneut.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 18:00, ku spikat përballja tejet interesante mes Tiranës dhe Teutës.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe kampioni aktual i kësaj gare, Vllaznia, e cila e pret në shtëpi skuadrën e Egnatias.
18:00 KF Tirana – Teuta (Stadiumi Selman Stërmasi)
18:00 Vllaznia – Egnatia (Stadiumi Loro Boriçi)