Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, është kthyer në një prej personazheve më të përfolur në media që pas aventurës së saj në Big Brother VIP Albania.
Ajo është tani aktive dhe mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, bukuroshja bionde publikoi disa fotografi ku shihet nën shoqërinë e një personazhi, i cili gjithashtu ka qenë shumë i përfolur në media së fundmi.
Fjala është për stilistin nga Kosova, Valdrin Sahiti, për të cilin u aludua javë më parë se u kap me drogë në Aeroportin e Stambollit.
Dyshja duken të qeshur në dy fotografi të përbashkëta që kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram, teksa shijojnë nga një gotë shampanjë.
“Mos prisni sjellje të zakonshme…nga njerëz të jashtëzakonshëm! Jemi në tranzit”, shkroi aktorja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.