Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Seanca do të mbahet nga ora 11 dhe ka vetëm 1 pikë të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.
Kjo vjen pas kërkesës së PDK-së për të mbajtur këtë seancë, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut.