Sot është 27 marsi i 2021-s, saktësisht dy vjet që nga postimi viral i atëherë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit
Nëse do të kuptohej bukfalisht, postimi i z.Thaçi del se ishte i lidhur me kushtet atmosferike në vendin tonë. Por, ky ishte në fakt postim metaforik.
“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë!” – shkruante z.Thaçi në profilin e tij në Facebook duke ngjallur reagime e interpretime të shumta, përcjell Periskopi.
Shumica e komentuesve kishin besuar që statusi bënte referencë me situatën e atëhershme politike, e me të cilën ishte i pakënaqur ish kryeministri dhe ministri i Jashtëm i vendit.
Cilido që ishte kuptimi i njëmendtë i tij, ky status ishte bërë viral në rrjetet sociale.