Ndihmëstrajneri i Juventusit, Marco Landucci, rrezikon ndëshkim të rëndë për shkak se është dëgjuar duke e fyer trajnerin e Napolit, Luciano Spallettin, pas ndeshjes së Serie A të dielën.
Napoli e mposhti 1:0 Juventusin falë golit të vetëm nga Giacomo Raspadori në kohën shtesë në Allianz Stadium, duke e rritur në 17 pikë epërsinë në krye të tabelës, pak ditë pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Milani.
Ndërkohë, në kampin e Juventusit, gjërat nuk po shkojnë mirë. Ankesa e klubit për heqjen e dënimit me 15 pikë ishte pjesërisht e suksesshme, por klubi ende përballet me rrezikun për t’u përjashtuar nga garat Evropiane, pasi UEFA është duke e kryer një hetim ndaj tij dhe mund të dalë me një vendim të tillë.
Mediat italiane i kanë raportuar fjalët fyese që Landucci ia ka thënë Spalletit pas ndeshjes. Ofendimet janë dëgjuar nga zyrtarët e Zyrës së Prokurorit të Federatës së Futbollit të Italisë dhe kjo nënkupton se ndihmëstrajneri i bardhezinjve nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar.
Landucci ishte i zemëruar nga një numër vendimesh të gjyqtarit dhe mllefin e shfryu ndaj Spallettit.
Ata ishin rreth dy metra larg njëri-tjetrit kur Landucci tha: “Bastard tullac, do të ta nxjerr zemrën”.
Spalletti nuk iu përgjigj fyerjeve të tij dhe u largua në drejtim të zhveshtores së Napolit.
Nëse Napoli e mund rivalin rajonal Salernitana të shtunën dhe Lazio dështon të fitojë kundër Interit një ditë më vonë, atëherë skuadra e Spallettit do të shpallet kampione për herë të parë që prej vitit 1990.
Përjashtoi një dështim të paimagjinueshëm në shtatë ndeshjet e mbetura, Napoli do ta fitojë ligën, që do të jetë kurorëzimi me lavdi i karrierës së Spallettit, trajnerit që ka përparuar nga ligat e ulëta të futbollit si futbollist e deri në krye të futbollit italian.
Titulli në Serie A do të ishte i pari për të në ligë qëkur i fitoi dy në Rusi me Zenit Saint-Petersburg më 2010 dhe 2012, dhe i pari në një ligë të madhe që nga triumfi në Kupën e Italisë me Romën më 2008.
Just another day in paradise…
Juventus assistant Marco Landucci to Napoli coach Luciano Spalletti: “Bald piece of shit!!! I will devour your heart…”
[La Stampa, citing investigators’ report] https://t.co/hayhP7voES— Gabriele Marcotti (@Marcotti) April 25, 2023