Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe të varri i heroit të kombit, Fadil Vata, me rastin e 33-vjetorin e vdekjes së tij.
Me këtë rast, Kreu i AAK-së Haradinaj ka thënë se Vata ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm, i cili ka qenë frymëzim për kryengritjen kundër okupatorit serb,transmeton Gazeta Papirus
“Sot me bashkëpunëtorë, në Sallagrazhdë të Suharekës nderuam dhe kujtuam sakrificën sublime për lirinë e atdheut të njërit prej veprimtarëve më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare – heroit të kombit, Fadil Vata. Fadili ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm. Pas daljes nga burgu e deri në ditët e fundit të jetës, ishte shtyllë e lëvizjes patriotike – mishërim i idealeve për fitore, frymëzim për kryengritjen që po vinte, ku trimat e UÇK-së zhvilluan betejat që e larguan përgjithmonë pushtuesin. Është frymëzuese sakrifica e tij në shërbim të atdheut. Ashtu mbetet edhe sot, frymëzim për ata që çmojnë frytet e lirisë. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj në postimin e tij në “Facebook”./Gazeta Papirus/