Me rastin e njoftimit se grupi punues të Qeverisë së Serbisë për Sigurinë e Gazetarëve se do të përfshijë në planin e punës “përcaktimin e përgjegjësisë së faktorit ndërkombëtar”, Zhanka Stojanoviq, nëna e Nebojsha Stojanoviq, i cili vdiq në sulmin e NATO-s ndaj ndërtesën e RTS, thotë se këtu bëhet fjalë për mjegullimin e mëtejshëm të hetimit që Prokuroria Publike e Republikës e ndaloi në mënyrë të paligjshme në vitin 2011”.
Stojanoviq deklaroi për gazetën serbe “Danas” se “Prokuroria, në kundërshtim me Kushtetutën, refuzoi t’i administrojë provat e padyshimta materiale se Ushtria Serbe, e cila u urdhërua të evakuojë personelin dhe pajisjet nga RTS, në një vend të sigurt të punës, e shpërfilli atë urdhër, përkundër njoftimeve të shumta, të cilat ajo vetë i analizoi, se RTS do të ishte shënjestra e sulmit”.
“Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ Ushtarak janë ende duke fshehur dosjet e Administratës Ligjore të Ministrisë së Mbrojtjes nr. 466 nga viti 2001, dhe dokumente të tjera të emërtuara saktësisht, të cilat dëshmojnë në mënyrë të qartë se ushtria dhe Këshilli Suprem i Mbrojtjes ishin informuar paraprakisht për kohën e saktë të sulmit ndaj RTS, por që ata lanë njerëzit të vdisnin”, ka thënë Stojanoviq .
Grupi punues i Qeverisë së Serbisë për sigurinë e gazetarëve njoftoi se, me sugjerim të Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë (SHGS), ai do të përfshijë në planin e punës përcaktimin e përgjegjësisë së faktorëve ndërkombëtarë për viktimat e bombardimit të RTS.
Ajo tha se adresa e duhur për SHGS duhet të jetë në Prokurori, dhe jo dikush në NATO”, dhe shtoi se personat që i filijuan ata tani qeverisin Serbinë”. Natën midis 22 dhe 23 prillit 1999, 16 punëtorë u vranë në sulmin e NATO-s ndaj ndërtesës së RTS.