Prej të hënës pas mesnates, e gjatë gjithë ditës së martë, disa pjesë të qytetit të Skenderajt dhe disa fshatra qenë paralizuar totalisht, pa rrymë, pa ujë dhe rrugët plot bore. Kompania që mirëmban rrugët ka filluar ta heq borën nëpër rrugët e qytetit tek në ora 8:00. Trotuaret kanë qenë gjatë gjithë ditës zor të kalueshme. Gjendja me ujë është stabilizuar ne orët e mesditës, ndërsa me rrymë hiq. Qytetarët e mllefosur që “donin ta thenin qafen”, nuk kursenin as sharjet, transmeton vision-mega.
ata nëpër fshatra nuk janë ankuar se rrugët nuk janë pastruar, por janë ankuar se nuk po mund të kalojnë për shkak të rrugëve të ngushta. Me çfarë standardi është një rrugë e gjerë 3 metra. Në këtë mënyrë janë bllokuar shum vetyra, njëra gjithësesi është detyruar të dalë prej rruge. Janë ankuar gjithashtu se nuk kanë rrymë dhe po vuajnë për ujë, ndonëse komuna vazhdimisht thotë se fshatrat janë bërë me ujë. Gazeta është përpjekur gjatë gjithë ditës së martë të kontaktojë me dikë nga komuna, pasi që Zyra për Informim nuk ka funksionuar kurrë, përveç në kohen kur zyrtar për informim ishte Jeton Rushiti, por askush nuk e ka hapur telefonin. Sa për rrymën, ka sqaruar të marten në orët e vona, Bekim Jashari.
Ky është njoftimi i tij, pa ndërhyrje:Që nga mëngjesi i sotëm kam qenë në kontakt me ekipin e KEDS-it në Skenderaj dhe nga afër kam përcjellë situatën pas ndërprerjes së energjisë elektrike në një pjesë të zonës urbane dhe në fshatra të komunës sonë.
Shkak i ndërprerjes së energjisë janë prishjet në rrjet si pasojë e reshjeve të borës që kanë rënë në komunën tonë dhe rrjetit të vjetër të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Pas angazhimit të panderprerë të ekipit të KEDS-it është arritur që në 70% të fshatrave të evitohen prishjet kurse në pjesët tjera po punohet që sa më shpejtë të rikthehet energjia elektrike.Marrë parasysh rrjetin e vjetëruar të energjisë elektrike që kemi trashëguar me vite, kam kërkuar nga menaxhmenti qendror i KEDS-it në Prishtinë që të investojnë në sistemin e shpërndarjes në komunën tonë, në menyrë që të mos na përseriten situata të tilla”.
“Qytetarë të dashur,