Dje në fshatin Halabak të Komunës së Podujevës, një veturë e ka goditure një këmbësor me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas njoftimit të policisë, i lënduari është dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK, teksa shkaktari i aksidentit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Fsh. Halabak, Podujevë 26.01.2021 – 12:00. Ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ku ngasësi humb kontrollin mbi veturë godet këmbësorin duke i shkakton lëndime të rënda. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Lluzhan pastaj është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK ku dhe vazhdon të kurohet. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje “, thuhet në njoftimin e policisë.