Policia e Kosovës ka arrestuar edhe tre persona tjerë të dyshuar në lidhje me sulmin ndaj policëve që ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00 të “kafet e vogla” në Prishtinë.
Fillimisht ishin ndaluar dy të dyshuar ndërsa të martën janë arrestuar edhe tre të tjerë.
“Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e sotëm të policisë