Napoli ka shënuar një fitore të vonshme ndaj Juventusit në kuadër të derbit italian të xhiros së 31-të në Serie A.
“Napolitanët” dominuan tërë kohën duke pasur rastet më të rrezikshme dhe posedimin e topit, duke triumfuar në fund me rezultat 0:1.
Pjesa e parë ishte tejet e qetë me dy skuadrat që provonin të ndërtonin disa aksione, por u mungoi finalizimi.
Napoli u tregua më dominuese duke tentuar me anë të Osimhen dhe Kvaratskhelia, mirëpo që “Bianconerët” arritën ta mbajnë portën e paprekur.
Ndërsa, gjatë 45-të minutëshit të dytë – Napoli kishte dy mundësi të mira shënimi me anë të Victor Osimhen, por që nigeriani disi nuk arriti t’i finalizojë.
Derisa Napoli sulmonte, Juventusi krijoi një kundërzbritje të shpejtë me Angel di Maria që e dërgoi topin brenda rrjetës, por pastaj ndërhyri VAR-i duke e anuluar shkaku i një faulli.
Kur mendohej se dy skuadrat do të pajtohen me një barazim, ishte i inkadruari Giacomo Raspadori që shënoi një gol të bukur pas një asistimi perfekt të Elmas (90+3’).
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u la në stol nga Spallettit pasi ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi i fundit që pësoi me Napolin.
Napoli i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion duke qenë lider me 78 pikë, derisa Juventus renditet në pozitën e tretë me 59 sosh.
Në xhiron e radhës, Napoli do ta pres Salernitanen derisa Juventus është mysafir i Bolognas.