Në mëngjesin e së mërkures një qytetar në komunën e Skenderajt nuk mundi të shkonte në punë me veturën e tij.
Kjo pasiqë telat e energjisë elektrike ia kishin “bllokuar” atë, shkruan IndeksOnline.
Në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt shtyllat elektrike që ishin rrëzuar në tokë kishin uzurpuar edhe një veturë të tipit golf 2.
Përveç kësaj, sipas lexuesit familjarët e 100 shtëpive në këtë fshat janë të rrezikuar nga shtyllat e energjisë elektrike që janë pranë rrugës.
Një lexues për IndeksOnline ka treguar se janë duke u përballur me reduktime të ashpërta të energjisë elektrike, ku si pasojë po përballen edhe me mungesë të ujit të pijshëm.
Sipas tij, këtë problem kanë edhe banorët e fshatrave Morinë,Likoc,Plluzhinë, Tice,Abri e shumë fshatra tjera.