Gazetarja e njohur, Diletta Leota gjithmonë dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa këtë e dëshmon me fotot e saja provokuese në rrjetet sociale, të cilat çmendin fansatm sidomos ata të gjinisë mashkullore.
Bukuroshja 29 vjeçare nga Catania, e cila ishte e lidhur me Zlatan Ibrahimovicin, ndau me fansat një fotografi me anë të së cilës konfirmoi se është më e mira nga “konkurrentet e saja.
“Nëse doni të bëni një hap përpara, duhet të humbni ekuilibrin në një moment,” shkruan krahas fotografisë italiania.
Ndryshe, po flitet koheve të fundit se ajo ka filluar një lidhje dashurie me aktorin turk Can Yaman.