Këtë të diel në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 2 deri në 4 gradë, ndërkaq ato maksimale do të arrijnë deri në 20 gradë.