Shumica e qytetarëve të cilët i përkasin komuniteteve rome, ashkali e egjiptianë janë të punësuar si mirëmbajtës në ndërmarrjet publike të Komunës së Prishtinës.
5 prej tyre punojnë në NP “Trafiku Urban” ndërsa sipas Betim Abdullahut, shef i Zyrës për kthim dhe komunitete në Komunën e Prishtinës, u është kërkuar të gjitha ndërmarrjeve publike që të punësojnë qytetarë të cilët i përkasin këtyre komuniteteve, raporton “Ju Flet Prishtina”.
Kërkesë sidomos i është bërë NPB-së e cila do të nisë me fasadimin e objekteve dhe lyerjen e brendshme të tyre.
Ndërsa në Komunë, sipas tij, punojnë vetëm dy persona, e asnjë në arsim.