Në janar të këtij viti janë bërë 17 vjet që nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Këto 17 vite të vdekjes së tij nuk kanë bërë që emri i tij të mos përmendet, që emri i tij të harrohet, përkundrazi atë vazhdojnë ta mbajnë gjallë disa nga bashkëpunëtorët e tij si dhe mbështetësit e shumtë duke kujtuar vazhdimisht jetën dhe veprën e tij.
Në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin”, gjatë bashkëbisedimit me veprimtarin Zylbehar Hasallari, janë publikuar disa pamje, ku shfaqet presidenti Rugova teksa mban një takim me disa veprimtarë.
Ajo çfarë vërehet në këtë takim është komoditeti që presidenti Rugova ia jepte veprimtarëve që në hyrje të zyrës ku mbahej takimi, për ta lehtësuar sa më shumë bashkëbisedimin e mëvonshëm me ta.
Gjithashtu, një detaj tjetër bie në sy. Të gjithë të pranishmit në këtë mbledhje po e dëgjonin me vëmendje dhe po merrnin shënime.