Time Kadrijaj ka hedhur sërish kritika ndaj qeverisë Kurti II.
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se partia që drejton aktualisht shtetin ka një “klikë” të korruptuar.
“Vetëvendosje ka një klikë të korruptuar”, tha veç tjerash ajo.
Gjithashtu, Kadrijaj shtoi se i vie keq që nuk mund të përmend ndonjë sukses eventual të Lëvizjes Vetëvendosje.