Pas ndeshjes së humbur ndaj Brescia-s, trajneri i Reggina-s, Filippo Inzaghi foli për derbin që do luhet në gjysmëfinale të Champions League mes Milan dhe Inter.
Një sfidë e veçantë për ish-lojtarin dhe ish-trajnerin e “kuqezinjve” të Italisë, që njëkohësisht është vëllai i trajnerit të “zikaltërve” Simones.
Duke folur për mediet italiane në lidhje me këtë super ndeshje, Filippo u shpreh se është i lumtur për vëllanë e tij, por shtoi se tifo do bëjë për Milanin.
“Është gjysmëfinalja perfekte, por unë jam i lidhur me Milanin dhe do të jem gjithmonë një tifoz i tij. Sigurisht që do të mbështes Milanin, por jam i lumtur për vëllanë tim, sepse e meritonte”-deklaroi ai.