Rusia ka thënë se do t’i dëbojë diplomatët gjermanë nga vendi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se masa ishte një “reagim” ndaj diplomatëve të saj që po dëboheshin nga Berlini.
“Autoritetet gjermane morën një vendim për një tjetër dëbim masiv të punonjësve të misioneve diplomatike ruse në Gjermani. Ne i dënojmë fuqishëm këto veprime të Berlinit, i cili vazhdon të shkatërrojë në mënyrë sfiduese të gjithë grupin e marrëdhënieve ruso-gjermane”, ka thënë kjo ministri në një deklaratë të raportuar nga TASS.
“Si reagim ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit, pala ruse vendosi të pasqyrojë dëbimin e diplomatëve gjermanë nga Rusia, si dhe të kufizojë ndjeshëm numrin maksimal të punonjësve të misioneve diplomatike gjermane në vendin tonë”.
Ministria nuk zbuloi numrin e diplomatëve të përfshirë.