Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste me COVID-19, ndërkaq janë shëruar tre pacientë.
Sipas njoftimit të Institutit, shtatë pacientë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar si pasojë e COVID-19, ndërsa janë edhe 42 raste aktive, transmeton Gazeta Papirus
Nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 274 mijë e 859 raste aktive, janë shëruar 270 mijë e 601 pacientë, ndërsa kanë vdekur 3 mijë e 216 njerëz nga koronavirus./Gazeta Papirus/