Kryetari i Skendrajt Fadil Nura së bashku me gjeneralin Sami Lushtaku kanë vizituar familjet e ish krerëve të UÇK-së për festën e Bajramit.
Njoftimin e bëri kryetari Fadil Nura përmes një postimi në Facebook, përcjell Gazeta Papirus.
Fadil Nura me Sami Lushtakun dhe disa bashkëluftëtarë tjerë të lirisë vizituan familjarët e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe Hysni Gucatit.
Së bashku këta ia uruan festën e Bajramit familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë./GazetaPapirus