Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit.
“Urime Festa e Fitër Bajramit, paqe dhe dashuri për ju dhe Familjen Tuaj! Sot, duhet të na përcjellin vizitat tek më të dashurit tanë, tek ata që kanë nevojë për ne, tek ata që kanë nevojë për dashuri e ngrohtësi shpirtërore“, tha Rrahmani.
Edhe Rrahmani nuk ka harruar të kujtojë qëndrimin e tij politik as në urimin e tij.
“Sot si asnjëherë më parë, në vizitat që bëjmë e që na bëjnë duhet të promovojmë vlerat që ka FAMILJA, ndjesinë e të qenit, gjysh, gjyshe, nanë, babë, djalë e vajzë.”, tha Rrahmani.
Ai ka qenë një nga deputetët më të zëshëm në Kuvend, kundër ligjit për fekondimin artificial si dhe kodit civil.