Në festën e Fiter Bajramit shumë familje në Kosove përballën me kushte të rënda ekonomike. Për t’u dalë në ndihmë këtyre familjeve, shoqatat e ndryshme bamirëse kanë organizuar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.
Shumë familje në Kosovë me të ardhurat të cilat marrin, nuk arrin t’i plotësojnë as nevojat elementare të këtyre familjeve. Njëri ndër kryefamiljarët, i cili përballët me gjendjen e vështire ekonomike është Islam Fejzullahu, i cili jeton më gruan e paralizuar dhe djalin e sëmurë në banesat e rasteve sociale në Fushën e Pajtimit, në Prishtinë.
Ai i tha Radio Kosovës se jeta e tyre është shumë e vështirë, pasi jetojnë vetëm me ndihmat që marrin nga shoqatat e ndryshme dhe njerëzit vullnet mirë.
“Neve qashtu, qeto ndihma po na majnë gjallë. Mos me kanë qeto s’kishim mujtë me mbijetu hiq. Në këtë pothuaj gati krejt rastet janë qashtu si unë. As social nuk marr, gruan e kam smut edhe djalin e kam smut në kolicë prej sëmundjes se epilepsisë. Shteti sen s’po na ndihmon”, tha Fejzullahu.
Në kushte të njëjta, që çdo ditë përballet me sfidën për të siguruar gjërat elementare për jetë është edhe Zarife Gashi. Ajo i tha Radio Kosovës se të vetmin burim e ka asistencën sociale dhe se në prag të Festës se Bajramit ka marrë vetëm një pako ushqimore dhe se nuk ka pranuar ndonjë ndihmë tjetër nga ndonjë organizate bamirëse.