Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Besnik Deliu, përcjellGazeta Papirus.
Sindikata e Policisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve e kolegëve policë.
Përmes një telegrami ngushëllimi në Facebook, kryetari i kësaj Sindikate, Imer Zeqiri, ka shkruar se shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta.
Njoftimi i plotë nga Sindikata e Policisë së Kosovës:
“Sindikata e Policisë së Kosovës
Telegram ngushëllimi
Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Besnik Deliu, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!
z. Imer Zeqiri
Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës”, thuhet në telegramin e Sindikatës.”/Gazeta Papirus/